Ju ka munguar? Flori Mumajesi rikthehet me një surprizë

Ju ka munguar? Flori Mumajesi rikthehet me një surprizë

14:32, 15/10/2022
A+ Aa A-

Flori Mumajesi prej kohësh i mungon skenës dhe publikut shqiptar.

Këngëtari dhe producenti ka marrë një pauzë të gjatë, por mesa duket, kësaj mungese po i vjen fundi. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet, producenti i njohur me anë të një videoje në Instagram.

Bëhet fjalë për një fragment nga një këngë e këngëtares me prejardhje greko-qipriote, Ivi Adamaou, e cila duket se ka zgjedhur studion e Florit për të realizuar projektin e saj. Ky projekt sipas videos pritet të lançohet me datë 17 të këtij muaji.

Image

Mesa duket, Flori Mumajesi përpos këngëtarëve shqiptar, pëlqehet edhe nga të huajt për realizimin e projekteve të tyre.

Epo lajm i mirë edhe për ne, pasi ky mund të konsiderohet si një rikthim pas shumë kohë i artistit të dashur.

Më herët, një lajm qarkulloi kudo ku thuhej se Flor Mumajesi do të marrë rolin e drejtorit artistik të festivalit të Këngës në RTSH.

Ai mohoi lajmin duke shkruar ndër të tjera:

“Po Flori që s’di gjë?” Rikujtojmë se Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja herë pjesëmarrje ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The dreams”, e tani vjen mometi që bëhet drejtor artistik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco