A ishte i pranishëm Ledri për të mbështetur Sarën në natën e dytë të spektaklit?

A ishte i pranishëm Ledri për të mbështetur Sarën në natën e dytë të spektaklit?

12:30, 15/10/2022
A+ Aa A-

Pjesëmarrja në “Dancing With The Stars” është edhe eksperienca e parë e Sara Hoxhës në television.

Blogerja u kthye në një personazh mjaft të njohur në showbiz-in tonë, duke u njohur si partnerja e Ledri Vulës apo edhe angazhimit të saj me rrjetet sociale.

Ndonëse janë një çift që e mbështesin njëri-tjetrin në çdo gjë tyren, bëri habi mungesa e Ledrit natën e parë të spektaklit.

Mirëpo, njëherë ndodhi ajo dhe nuk përseritet.

Mbrëmjen e djeshme, reperi ishte aty për të mbështetur partneren e tij. Këtë e ka bërë me dije Sara e cila ka ndarë një foto krah Ledrit.

Image

Më herët blogerja ka sqaruar arsyjen e mungesës së partnerit të saj, ku u shpreh:

“Edhe për ata që janë bërë shumë merak që nuk ishte Ledri në live-show, nuk ka qenë sepse s’kam dashur unë. Se unë dje kam pasur aq shumë emocione saqë ju nuk e merrni dot me mend. Kam qenë gati duke më pushuar zemra. Ledri ishte në Tiranë dhe siç thashë nuk erdhi sepse kisha shumë emocione, nuk kisha më ku ti çoja emocionet dhe nuk kisha nevojë më për emocione më shumë ndaj e lamë që të vijë në një moment tjetër.”

Natën e parë Sara mori mbështetje të madhe nga të gjithë, por prindërit dhe gjyshja e Ledrit ndodheshin në skenë për të suportuar Sarën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco