'Belen Rodriguez është transgjinore! Ka lindur burrë, s’mund të bëjë fëmijë'- Akuzat e rënda të 29-vjeçares

'Belen Rodriguez është transgjinore! Ka lindur burrë, s’mund të bëjë fëmijë'- Akuzat e rënda të 29-vjeçares

13:00, 14/10/2022
A+ Aa A-

“Belen nuk mund të ketë fëmijë, ajo ka lindur burrë. Më vodhën vezoret”, ka deklaruar një moldave 29-vjeçare, e cila pretendon se është nëna biologjike e Luna Marì, vajzës së vogël të prezantueses me ish të dashurin Antonino Spinalbese, e cila lindi në vitin 2021.

Tatiana Sova akuzon për krimin e dyshuar kirurgët plastikë të spitalit Borgotrento në Verona.

Image

Sipas saj, gjatë një operacioni që kërkonte anestezi, mjekët, emrat dhe mbiemrat të cilat ajo i publikoi, i morën vezoret në mënyrë të paligjshme dhe pa pëlqimin e saj.

29-vjeçarja moldave deklaroi se vezoret e saj u përdorën nga Belen Rodriguez dhe Antonino për të ngjizur vogëlushen Luna Marì, duke shtuar se prezantuesja argjentinase është transgjinore.

Image

“Belen është burrë, nuk ka lindur grua, nuk ka mitër dhe vezore”, thotë Tatiana Sova, emri i së cilës në TikTok është Tatiana922new.

“Luna Marì nuk ngjan aspak me Belen. Ajo ka lëkurë si unë, të njëjtat sy të akullt, flokë bionde, të njëjtën pamje. Të dyja kemi nishan të ngjashëm në kokë”, shtoi ajo duke kërkuar të bëhet testi i ADN-së.

“E dinit që përdorimi i një nëne surrogate dhe vezoreve të vjedhura është krim. Ju po ma mbani në mënyrë të paligjshme vajzën time dhe nuk doni të ma ktheni, e shfrytëzoni që kur ka lindur për të punuar në rrjetet sociale. Ajo të mban, të jep shikueshmëri dhe famë”, përfundon Sova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco