'Fushata e sharjeve' të Kanye shënjestron Kim-in: Bota të pëlqen vetëm për të pasmet

'Fushata e sharjeve' të Kanye shënjestron Kim-in: Bota të pëlqen vetëm për të pasmet

13:55, 12/10/2022
A+ Aa A-

“Fushatës” së postimeve “të diskutueshme” të Kanye West kohët e fundit, nuk i ka shpëtuar as Kim Kardashian.

Marrëdhënia midis ish-çiftit është mjaft e tensionuar, ku ylli televiziv madje ka hapur portofolin e saj për të paguar sigurinë e shtuar në shkollën private të fëmijëve të saj… e gjitha sepse reperi ka shpërthyer kudo për emrin e shkollës, duke krijuar një rrezik të shtuar të sigurisë.

Por, komenti i fundit i Kanye ndaj Kim lidhet me pamjen e saj fizike. Ai e ka ironizuar nënën e fëmijëve të tij duke u shprehur se bota e pëlqen atë vetëm për të pasmet e saj.

Kjo deklaratë e tij lidhet me paraqitjen e Kardashian për markën e saj të veshjeve “Skims”.

Kim zakonisht shfaqet duke pozuar me të brendshme apo rroba banje, diçka që Kanye nuk i pëlqen.

“Kam pasur shumë probleme me imazhet e “Skims”. Ndjeva se kishte shumë imazhe tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja ta shihja gruan time, dhe definitivisht jo vajzat e mia, të bënin në të ardhmen për të shitur produkte,”- u shpreh ai edhe më herët.

Gjatë periudhës kur dyshja ishin akoma të martuar, Kim e vlerësoi reperin për rolin e tij në linçimin e markës së saj.

Në Konferencën DealBook të Neë York Times 2019, Kardashian e quajti West “drejtorin kreativ” të “Skims” dhe e vlerësoi atë për vizatimin e logos së markës, punësimin e fotografëve dhe modeleve dhe madje edhe drejtimin e paketimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco