KAFE SHQETO/ Artistja e njohur vjen sërish në ‘Kënga Magjike’, rrëfen emocionet e garës

KAFE SHQETO/ Artistja e njohur vjen sërish në ‘Kënga Magjike’, rrëfen emocionet e garës

12:12, 12/10/2022
A+ Aa A-

Në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto” gjatë ditës së sotme ishte e ftuar Sara Bajraktari, artisja e re e cila vendosi që karrierën e saj të ja kushtojë muzikës.

Sara, këtë vit u bë pjesë e festivalit të njohur muzikor “Kënga Magjike’ duke konkurruar me këngën “Ça m’bone”.

Ndonëse emri i saj është i njohur për publikun pasi ashtu siç edhe ajo rrëfeu ka thuajse 10 vite që merr pjesë në kompeticione të ndryshme muzikore, sërish ajo tregoi se ethet e garës janë të mëdha.

Image

“Ndonëse të gjithë po më pyesin pse zgjodha pikërisht për këngën titullin Ça m’bone, nuk ka pasur asnjë mesazh apo domethënie personale. Madje, as nuk e kam menduar që ta zgjedh atë në dialektin gegërisht, është më shumë si tironsit. Muzika është një karrierë e cila nuk ka shumë siguri por është në rregull nëse ti sigurohesh për disa vite që është kjo gjëja që ti dëshiron të bësh. Mbështetësja ime më e madhe është mamaja ime e cila shpesh më tregon arsyet se përse nuk duhet ta lë muzikën, kur unë demoralizohem ndonjëherë"-u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo tregoi se kënga është kompozuar nga Adi Hila pasi natyra e saj melankolike e ndihmoi edhe atë që teksti të ishte më i thjeshtë.

“Natyra ime melankolike dhe e Adit na ndihmoi shumë, madje që tek ‘Gjeniu i vogël’ bashkëpunova me të dhe ai më njeh mirë".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco