U nda me partnerin pas ardhjes në jetë të djalit, konfirmohet romanca e re e Emma Roberts

U nda me partnerin pas ardhjes në jetë të djalit, konfirmohet romanca e re e Emma Roberts

11:44, 12/10/2022
A+ Aa A-

Emma Roberts është në lidhje me aktorin Cody John prej disa muajsh. Aktorja 31 vjeçare dhe John u njohën përmes miqve të përbashkët.

“Emma-s i pëlqen personaliteti i Cody. Ai është me të vërtetë i qeshur dhe kanë kaluar kohë të mirë së bashku”, tha një burim për E! Neës.

Edhe pse Roberts ndihet mirë me të dashurin e saj të ri, dyshja po i marrin gjërat shtruar për hir të djalit 21-muajsh të aktores, me ish të dashurin Garrett Hedlund.

“Emma është e kujdesshme për të takuar djalin e saj me njerëz të rinj, por e di se dita do të vijë së shpejti”, shtoi burimi.

Image

Thashethemet për romancë mes tyre nisën në gusht kur 32 vjeçari postoi një foto bardh e zi të çiftit duke u puthur në Instagram.

Çifti pozuan në një jaht luksoz. Ndërsa në një fotot tjetër pozuan duke qeshur teksa dolën për darkë me miqtë e tyre.

Lajmi për romancën e re të Roberts vjen më pak se një vit pasi ajo u nda nga Hedlund, pas tre vitesh së bashku.

Ish-çifti filloi lidhjen në mars 2019 dhe njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë rreth një vit më vonë.

Image

Roberts postoi foton e parë të djalit të tyre, Rhodes, në janar 2021, vetëm disa ditë pasi ajo e solli në jetë.

Pas ndarjes së tyre, Roberts dhe Hedlund kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore ndërsa kujdesen për vogëlushin e tyre.

Aktorja ka qenë e lidhur me Evan Peters për shtatë vjet përpara se të ndaheshin përgjithmonë në vitin 2019.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco