Djali i 50 Cent i ofron reperit 6.700 dollarë për një ditë nga koha e tij: Realizojmë gjërat që doja të bënim bashkë

Djali i 50 Cent i ofron reperit 6.700 dollarë për një ditë nga koha e tij: Realizojmë gjërat që doja të bënim bashkë

13:33, 11/10/2022
A+ Aa A-

Djali i 50 Cent i ka ofruar reperit 6700 dollarë për një ditë nga koha e tij, që të bëjnë së bashku të gjitha gjërat të cilat donte t’i bënte kur ishte fëmijë.

Marquise Jackson tha se 6.700 dollarët që 50 Cent i pagoi nënës së tij si mbështetje mujore për fëmijët nuk ishin të mjaftueshme.

“Meqenëse ju të gjithë mendoni se 6700 dollarë janë shumë para, dikush do t’i atj se do t’i paguaj 6.700 dollarë për vetëm 24 orë nga koha e tij, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që kam dashur të bëj me të kur fëmijë”, tha ai.

25-vjeçari shoqëroi postimin me një fotografi të reperit ku mbrapa tij shkruhej me monedha letre ‘Entitled’.

50 Cent, me sa duket si përgjigje ndaj postimit të Marquise, postoi një klip nga seriali i tij Poëer, ku personazhi që ai luan, Kanan, vret djalin e tij.

Marquise deklaroi në Instagram në fillim të këtij muaji se totali mujor prej 6700 dollarësh nuk ishte i mjaftueshëm duke marrë parasysh shpenzimet e kostos së jetesës në qytetin e New York, si dhe referuar të ardhurave të larta që fiton reperi.

“6700 dollarë në muaj në … New York City, ju bëni llogaritë. Ju po flisni për një person që është në listën e Forbes. Nuk mund të jetoni thjesht në çdo lagje, 81 mijë dollarë në vit nuk janë një shumë e konsiderueshme parash. Nuk mund të jetosh askund”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco