Në fund të muajit do të festonte 95- vjetorin e saj, ndahet nga jeta aktorja e 'Hollywood'-it

Në fund të muajit do të festonte 95- vjetorin e saj, ndahet nga jeta aktorja e 'Hollywood'-it

10:02, 11/10/2022
A+ Aa A-

Aktorja Eileen Ryan ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi një zëdhënës i familjes së famshme të yllit.

Ajo do të festonte 95 vjetorin e saj në fund të këtij muaji. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Elieen.

Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62 vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40 vjeç, si dhe muzikantit Michael Penn, 64 vjeç.

Image

Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në Nju Jork në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”.

 

Image

Aktorja gjithashtu u shfaq në Broadëay në “Sing Till Tomorrow” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.

Gjatë gjithë karrierës së saj prej dekadash, artistja me shumë talente u shfaq në mbi 60 filma dhe shfaqje televizive.

Image

Filmat e saj më të njohur përfshijnë “Feast” (2005), “Parenthood” (1989), “Eight Legged Freaks” (2002), “Magnolia” (1999) dhe “All the King’s Men” (2006), megjithëse ajo u shfaq gjithashtu në disa nga projektet e djemve të saj, duke përfshirë “At Close Range” (1986), “I Am Sam” (2001), “The Indian Runner” (1991) dhe “The Crossing Guard” (1995).

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco