Ariana Lirey sulmohet në një ‘reality show’ nga partneri i saj, modelja ruse dërgohet me urgjencë në spital

Ariana Lirey sulmohet në një ‘reality show’ nga partneri i saj, modelja ruse dërgohet me urgjencë në spital

09:42, 11/10/2022
A+ Aa A-

Ish e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey është sulmuar nga një pjesëmarrës në spektaklin “Reality Dom”.

Presoni i cili e sulmoi modelen ruse, duket se ishte partneri i saj, me të cilin sapo kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë. Mediat ruse njoftuan se Ariana ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo është shtruar me urgjencë në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.

Image

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare, Ariana shihet e shtrirë në krevat kur në një moment konkurrenti i hedh një gotë drejt saj dhe më pas i shkon dhe tenton ta sulmojë, ndërsa disa banorë të tjerë përpiqen ta ndajnë dyshen.

Image

“Ekipi u nda në dy pjesë: dikush beson se Ariana nuk po vepron në mënyrë njerëzore ndaj Artemit. Dikush mendon se Artem është fajtor për të gjitha problemet e tij”, thuhet në faqe zyrtare të ‘reality show-t’.

Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaji më parë dhe gjatë asaj periudhe kujtomë se Ariana bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ku të gjithë menduan se ishte njëstatus për reperin nga Drenica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco