Horoskopi për ditën e hënë, 10 tetor 2022

Horoskopi për ditën e hënë, 10 tetor 2022

22:16, 09/10/2022
A+ Aa A-

Dashi: Kjo e hënë 10 është një ditë e mirë, do të jeni veçanërisht impulsivë në dashuri. Problemet që keni hasur në punë gjejnë rrugën e zgjidhjes.

Demi Bëjini gjërat, por me qetësi. Ka shumë kohë për të folur, veçanërisht për ata që janë në një marrëdhënie të stuhishme. Në vendin e punës gjërat po shkojnë shumë mirë, kënaquni.

Binjakët: Këtë fillimjavë mund të favorizohen marrëdhëniet romantike me shenjat e Dashit dhe Luanit. Duhet të rikuperoni paratë duke u fokusuar në punë, sepse shpenzimet kanë qenë të tepërta.

Gaforrja: Këtë të hënë 10, Hëna disonante shkakton disa shqetësime në marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Nuk po kaloni mirë dhe kjo gjë shihet edhe në punë.

Luani: Hënë e favorshme, mund të bëni disa lëvizje të bukura dhe të fitoni synimet tuaja në dashuri. Në punë gjërat po ecin ngadalë dhe ka një situatë bllokuese, por jeni duke e "çmontuar" atë.

Virgjëresha: Java e re nis me konstatimin se keni nevojë për qetësi mendore, e padyshim, marrëdhënie të mira me të tjerët. Do ta keni të lehtë sepse ka mirëkuptim ndaj jush. Me njerëzit përreth duhet të bashkëpunoni më shumë sidomos ata që janë në punë zyre.

Peshorja: Keni ndjenja të paqarta ndaj dashurisë, duhet të kthjelloheni dhe të qartësoheni me mendjen tuaj në radhë të parë. Angazhohuni në bashkëpunime me kolegët.

Akrepi: Situata në dashuri përmirësohet, keni gjëra për të folur, bëjeni, mos i shtyni diskutimet për të martën. Lajm i mirë në punë, vazhdoni kështu.

Shigjetari: Historitë e rëndësishme janë në nisje e sipër. Kjo po ndodh ndërsa ju kaluar disa ditë të rënda, por kjo e hënë flet veçse për rikuperim. Realizoni projektet tuaja edhe në punë, situata është e volitshme.

Bricjapi: Çiftet që kanë pasur probleme nuk duhet të ngrenë kartonin e kuq, përkundrazi duhet të ndjehen të sigurt. Edhe në punë është e njëjta gjë: Ju duket sikur një propozim nga ju është dështim, por krejt e kundërta, do ta pëlqejnë.

Ujori: Mos e teproni me polemikat e panevojshme, jo vetëm në lidhje, por edhe me miqtë. E njëjta gjë vlen edhe për punën: shmangni debatet.

Peshqit: Ka një problem të vogël në çift, por mos e neglizhoni dhe as mos e nënvlerësoni. Është e rëndësishme që ta fusni në rrugën e zgjidhjes. Në punë ka lajme të mira, më së paku një promovim, ose diçka e re që flet për mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco