Lajmi i fundit

Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim me Izraelin/ Ja kushtet e negociuara

Sot një nga reperet më të njohura në botë, Don Phenom rrëfen si u njoh me Cardi B në një lokal striptizmi

Sot një nga reperet më të njohura në botë, Don Phenom rrëfen si u njoh me Cardi B në një lokal striptizmi

08:59, 06/10/2022
A+ Aa A-

Cardi B është një nga reperet më të njohura dhe të suksesshme në botë.

Por, para se të bëhej një artite me famë botërore ajo ka qenë stiptiste. Dhe pikërisht në një club striptizmi e ka njohur edhe reperi shqiptar Don Phenom.

I ftuar në Top Albania Radio ai tha se e ka takuar Cardi B kur ajo sapo kishte lënë atë punë dhe kishte regjistruar albumin e parë.

 “Kemi shkuar te një ‘strip club’ dhe në atë kohë e shkreta sa e kishte lënë atë punë dhe kishte filluar duke regjistruar albumin e saj të parë. Rastësisht kishte ardhur atë ditë. Gabimin më të madh që kam bërë ka qenë që nuk i kam bërë foto ta shihnin sa keq ishte veshur atë ditë (qesh). Kemi pasur ca shokë, ata kanë me foto dhe video që kanë ndejtur me të më para. Është një video në YouTube ku mund ta shikoni që Cardi B flet shqip.”

Më tej gjatë intervistës, Don Phenom foli edhe për jetën private.

Duke treguar se ka jetuar në New York që në moshën 10 vjeçare, ai tha se për herë të parë ka shkruar një tekst kur ka qenë 6 vjeç në Shkodër dhe i ka bërë ‘diss’ mësueses. 

Por, si u bë pjesë e tregut muzikor. “Me interpretimin në mikrofon kam pasur eksperiencë, kam pak vite që jam konvertuar nga anglishtja në shqip. Pak vite kam që kam shpërthyer në mënyrë të jashtëzakonshme, kënga ‘Twerkirate’ ishte një shpërthim shumë i madh. Ishte momenti i duhur. Do dali albumi i tretë. Kam bërë deri më tani dy albume. Mund të jenë diku te 100 këngë, ndërsa publiku mund të njohë të paktën 30 që janë me videoklipe. Te albumet nuk kam qejf të bëj shumë bashkëpunime. Albumet dua t’i bëj me forcat e mia pa ndihmë.”

Duke u ndalur te i biri, artisti rrëfeu se të qenit baba e ka ndryshuar në disa aspekte dhe dëshiron të ketë 5 fëmijë.

Ai tha se bashkëshortja e tij është avokate dhe nuk dëshiron të bëhet figurë publike.

“Të jesh baba është ndjenjë shumë e mirë. Ndryshimi është që tani kam një përgjegjësi tjetër që ndoshta përpara nuk e kam pasur. Nuk shoh ndonjë diferencë, prapë ndihem i njëjtë. Tani kam një version timin të vogël që më jep një ndjenjë të paparë. Bashkëshortja quhet Anxhela, jemi të martuar. Dasmë do bëj pasi të bëj njëherë fëmijët. Unë kam qejf të bëj pesë. Arsyeja përse nuk e publikoj dhe mos ma bëni më këtë pyetje është se nusja është e edukuar, ka mbaruar gjithë atë shkollë, është avokate dhe është gjynah që ajo të përflitet. Nuk është pjesë e showbiz-it. Jemi njohur nga disa njerëz të përbashkët në mënyrë familjare. Ka qenë dashuri me shikim të parë.”-rrëfeu artisti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco