‘Për cilin motiv do e falje tradhtinë?’/ Përgjigjet Blerina Braka

‘Për cilin motiv do e falje tradhtinë?’/ Përgjigjet Blerina Braka

19:41, 02/10/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja Blerina Braka vjen për herë të gjashtë në festivalin ‘Kënga Magjike’. Ajo është e njohur si këngëtare e muzikës moderne dhe asaj lirike shqiptare. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve për Lirikë dhe karrierën e saj e ka ndërtuar mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe skenave të festivaleve shqiptare.

Këtë vit ajo sjell në ‘Këngën Magjike’ një këngë tradhtie me titullin ‘Ishe’. E pyetur nga Ardit Gjebrea se për çfarë arsyeje ajo do të mund ta falte tradhtinë, Blerina është përgjigjur se as nuk e ka menduar këtë, por nuk beson se do të mund ta falte.

Ardit Gjebrea: Tradhtia vjen përsëri në ‘Këngën Magjike’ përmes këngës tënde. Çfarë nuk i duron dot ti tradhtisë?

Blerina Braka: Vetë fjala tradhti nuk durohet. Në kohët sot nuk duhet të ekzistojë tradhtia sepse fundja, s’të pëlqen, vazhdo.

Ardit Gjebrea: Po, për cilin motiv do e falje tradhtinë?

Blerina Braka: Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe nuk besoj se do e falja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco