Pas ndarjes nga Brad Pitt, Camila Morrone rikrijon 'fustanin e hakmarrjes' së Princeshë Dianës

Pas ndarjes nga Brad Pitt, Camila Morrone rikrijon 'fustanin e hakmarrjes' së Princeshë Dianës

09:46, 28/09/2022
A+ Aa A-

Veshja e fundit e Camila Morrone dëshmon se një fustan i zi është gjithçka tjetër veçse bazik.

25-vjeçarja u shfaq në festën e Burberry-t, pranverë/verë 2023 në Londër më 26 shtator, e veshur me një fustan të ngushtë, i cili jo vetëm që ngjitej pas hireve të saj, por duket se kishte edhe një mesazh të fshehur.

Pelerina e zezë me rrjetë, geta me model diamanti dhe takat me majë ishin detajet perfekte në pamjen e saj.

Image

Por duket se këtë herë ajo është inspiruar nga Princeshë Diana, duke ringjallur “fustanin e hakmarrjes” që u krijua pasi Diana u vesh me një fustan të shkurtër të zi në një mbledhje fondesh të ‘Vanity Fair’ në vitin 1994 – të njëjtën natë që mbreti Charles III dhe intervistën e tij ku pranoi tradhtinë.

Image

Dhe ky fustan modern i veshur nga Camila vjen më pak se një muaj pasi ajo dhe Leonardo DiCaprio u ndanë pas katër vitesh së bashku. Aktori fitues i Oskarit ndërkohë ka nisur një lidhje  me Gigi Hadid.

Në fakt, Camila dhe Gigi së fundmi u kryqëzuan gjatë ‘Javës së Modës në Milano’, pasi të dyja morën pjesë në shfaqjen e ‘Versace pranverë/verë 2023’.

Camila u ul në rreshtin e parë për shfaqjen me një bluzë korse të tejdukshme dhe pantallona të gjera, ndërsa supermodelja u ngjit në pistë me modelet më të reja të markës. Po ashtu, edhe Leo ishte në Milano ku u fotografua me miqtë duke darkuar.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco