Çfarë e lidh Meghan Markle me të dashurën e re të Johnny Depp?

Çfarë e lidh Meghan Markle me të dashurën e re të Johnny Depp?

10:37, 25/09/2022
A+ Aa A-

Paditë nuk janë një dukuri e këndshme, megjithatë Johnny Depp doli nga gjyqi i tij për shpifje me një vendim të suksesshëm dhe një marrëdhënie të re.

Joelle Rich përfaqësoi Depp në çështjen e tij si një nga avokatet e tij dhe tani dyshja thuhet se janë në një lidhje romantike. Megjithëse Depp nuk ishte klienti i parë i profilit të lartë që ka përfaqësuar Rich.

Në të kaluarën Rich përfaqësoi Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetat “Associated” në tetor të 2019.

Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj të larguar, përfundoi në gazetën Daily Mail dhe ajo kërkoi ndihmën e Rich për të zgjidhur këtë çështje.

Ndërsa mori një kohë të konsiderueshme midis fillimit të çështjes dhe vendimit që po jepej, Markle arriti të fitonte padinë në dhjetor 2021 pasi gjykata vendosi që gazeta “Associated” kishte shkelur privatësinë e saj në një mënyrë të paligjshme.

Nga kjo periudhë avokatja pati një rritje reputacioni në karrierën e saj dhe fakti që Johnny Depo e zgjodhi për çështjen e tij nuk ishte ndonjë çudi.

Në fillim të kësaj vere, Depp, 59 vjeç, ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin e tij për shpifje në SHBA kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Sidoqoftë, Vasquez shpejt i mbylli thashethemet duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”.

“Unë kujdesem shumë për klientët e mi dhe padyshim që jemi afruar”, tha ajo për People në qershor. “Por kur them ne, kam parasysh të gjithë ekipin, dhe sigurisht që përfshin Johnny-n.”

Vasquez vuri në dukje se ylli i “Pirates of The Caribbean” kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco