Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Princ Harry dhe Meghan Markle largohen nga Mbretëria e Bashkuar një ditë pas funeralit të Mbretereshës Elizabeth II

Princ Harry dhe Meghan Markle largohen nga Mbretëria e Bashkuar një ditë pas funeralit të Mbretereshës Elizabeth II

15:43, 22/09/2022
A+ Aa A-

Princi Harry dhe Meghan Markle janë kthyer në Kaliforni pasi bënë dhe nderimet e fundit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar.

Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga MB të marten (21 shtator), një ditë pasi morën pjesë në funeralin e Madhërisë së ndjerë, sipas “Page Six”.

Thuhet se aktorja e serialit “Suits”  nuk e pati mundësinë të zhvillonte një  bisedën me mbretin Charles III, të cilën e kërkoi përpara se të largohej nga vendi.

Çifti banon në Montecito me fëmijët e tyre, djalin 3-vjeçar Archie dhe vajzën 1-vjeçare Lilibet, të cilët të dy qëndruan me nënën e Markle, Doria Ragland.

Çifti u zhvendosën në qytetin bregdetar pasi u larguan duke shkaktuar një zhurmë të madhe në publik nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020.

Të gjithë sytë ishin tek dyshja gjatë kohës së fundit në Angli, ku ata u ribashkuan me vëllain e madh të Harryt, Princin William dhe gruan e tij, Kate Middleton.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco