Nga mësimet që do t’i jepte djalit deri te historia e emrit të tij, rrëfehet Dojna Mema

Nga mësimet që do t’i jepte djalit deri te historia e emrit të tij, rrëfehet Dojna Mema

12:19, 22/09/2022
A+ Aa A-

Moderatorja Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent mirëpritën në jetë, në muajin gusht, djalin e tyre të parë të cilin e quajtën Nolan Sol Sata. Ashtu si gjatë shtatzënisë, edhe tani që është bërë nënë, Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet më të ëmbla me të birin, por edhe këshilla për ndjekësit e saj.

Ajo ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale në Instagram duke u dhënë atyre mundësinë ta pyesin rreth temave të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur moderatoren: “Kë do konsideroje një nga mësimet më të rëndësishme që do t’i jepje Nolan Sol gjatë jetës?”

Moderatorja ka nënvizuar 3 mësime që do donte t’ia mësonte djalit:

“Do doja mos t’u bënte të tjerëve atë që ai s’do donte t’ia bënin. Do doja të ishte një njeri shumë i lirë dhe mos të varej nga opinioni i të tjerve. Dhe gjithashtu një person që di të kërkojë falje.”

Image

Më tej një tjetër ndjekës e ka pyetur Dojnën në lidhje me kujdesin ndaj djalit, dhe ndihmën që merr nga të tjerët. Moderatorja u përgjigj duke thënë se shumë familjarë të saj dhe partnerit e kanë ndihmuar që pas lindjes, ndërsa veçoi emrin e Vlashentit, për të cilin  tha që “është me fat që e ka”, shkruan IconStyle.al.

Për fat kam shumë njerëz që më ndihmojnë, sigurisht familja ime, mami im ka qenë në formë konstante, motra ime ka ardhur nga Belgjika për të më ndihmuar, mami i Vlashentit erdhi nga Franca, por realisht personi që më ndihmon më shumë është Vlashenti. Nëse Nolan Sol pi sot qumësht gjiri është është në sajë të këmbënguljes që Vlashenti ka patur. Kam dashur të heq dorë, ai e merrte nga duar e mia, e qetësonte dhe i jepja përsëri gji. Për të gjitha herët që djali qante, nuk e donte gjirin, e merrte e qetësonte, e rivendoste po 10 herë, po 15 herë. Edhe gjatë natës kur unë zgjohem për t’i dhënë gji, ai e lan e ndërron. Kështu që jam me fat për Vlashentin”- u shpreh Dojna në Instastory.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco