Vlerësimi i funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II/ Më i ulët se i Princeshë Dianës

Vlerësimi i funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II/ Më i ulët se i Princeshë Dianës

09:27, 22/09/2022
A+ Aa A-

Në Mbretërinë e Bashkuar, sipas statistikave paraprake, më shumë se 26 milionë njerëz ndoqën funeralin Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey. Kjo e bën atë një nga audiencat më të mëdha televizive në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Sidoqoftë, funerali i Princeshës Diana mori vlerësime shumë të larta televizive në SHBA dhe MB sesa funerali i Mbretëreshës Elizabeth. Në fakt është e vështirë që dy ngjarjet të krahasohen me njëra-tjetrën.

Image

Mesatarisht 11.4 milionë shikues ndoqën funeralin shtetëror të Mbretëreshës -kjo krahas 33.2 milionë njerëzve që ndoqën funeralin e Dianës më shumë se 2 dekada më parë në Shtetet e Bashkuara.

Publiku britanik ishte pak më afër, pothuajse 27 milionë njerëz panë lamtumirën e fundit të monarkes, në krahasim me 32 milionë që panë atë të Lady D.

Vlerësimet televizive për varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II të cilat u transmetuan të hënën (19 shtator) janë dukshëm më të ulëta se ato për funeralin e Dianës në 1997, veçanërisht në mesin e amerikanëve.

Image

Një tjetër fakt është se dasma e Princit Harry dhe Princ William u shikua më shumë në televizion sesa vdekja e gjyshes së tyre. Dasmat e tyre tërhoqën 29.2 milionë dhe 22.7 milionë shikues në SHBA, shifra të cilat ia kaluan dukshëm monarkes së ndjerë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco