Përsëri bashkë! Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat të dashuruar në rrugët e New York-ut

Përsëri bashkë! Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat të dashuruar në rrugët e New York-ut

17:49, 19/09/2022
A+ Aa A-

Aktorët Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, të cilët janë takuar bashkë shumë vite më vonë pas serialit të famshëm “Dashuri e ndaluar”, janë fotografuar javën e fundit në rrugët e New York-ut. Filmi që ka rikthyer edhe një herë dyshen e famshme të aktorëve, ka përfunduar xhirimet në Stamboll dhe aktualisht po vijon me një pjesë tjetër xhirimesh në New York.

Image

S’mund të jetë tjetër veç një film dashurie ai që i ka rikthyer pas 14-vjetësh dy aktorët e njohur, protagonistë të “Dashuri e ndaluar”, një prej produksioneve më të ndjekura e të paharrueshme të historisë televizive turke.

Image

Prej disa muajsh tashmë, Kivanç dhe Beren kanë nisur xhirimet e një historie të jashtëzakonshme dashurie që do të transmetohet në Netflix. Në film, dy të dashuruarit që përfundojnë në New York, përballen me të kaluarën e tyre, e cila duket se i ndjek hap pas hapi.

Ndërkohë që vazhdojnë xhirimet e filmit në Amerikë, nga dy aktorët vijnë imazhe të reja që i kanë entuziazmuar pa masë fansat e tyre

Mësohet se ka mbetur fare pak nga seti i filmit në New York, ndërsa në Stamboll xhirimet kanë përfunduar. Imazhet e reja të dy aktorëve, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, janë shpërndarë edhe nga llogaria e ‘Netflix Turkey’, me shënimin “Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug në rrugët e New York-ut..."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco