Reperi amerikan pjesë e festivalit “Kënga Magjike”. Artisti arrin të rrëmbejë vëmendjen e jurisë

Reperi amerikan pjesë e festivalit “Kënga Magjike”. Artisti arrin të rrëmbejë vëmendjen e jurisë

17:39, 19/09/2022
A+ Aa A-

Këngëtari dhe prezantuesi Ardit Gjebrea ka zbuluar se edicioni i festivalit “Kënga Magjike” do të ketë shumë surpriza këtë vit. Si çdo vit festivali i jep mundesinë artistave të rinj të marrin pjesë me këngët e tyre. Në katëgorinë “New Artist” është shfaqur një reper amerikan i cili arriti të rrëmbente vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Jordan Colemnan aka Jayoo, i cili vjen nga New York ka si qëllim të bëhët i njohur në tregun ndërkombëtar. Reperi u prezantua me këngën e titulluar “Its Bitsy” dhe arriti të vlerësohej nga juria, të cilët e përgëzuan artistin për projektin e tij muzikor, teksa nuk përjashtuan dhe mundësinë që kënga të kthehet në një hit.

Image

Jayoo  u shpreh në Instagramin e tij se ishte tepër i lumtur për këtë ‘hap të madh në shëndrrimin në një artist ndërkombëtar të muzikës rap’.

Artiti deri më tani ka prodhuar 2 albume për tregun amerikan të muzikës dhe mbi të gjitha është djali i Kryetarit të Bashkisë së New York, Eric Adams.

Jo vetëm kaq, por Jayoo ka marrë pjesë edhe në disa filma, si :“The Backyardigans” (2004), “Prayin’ the Rice” (2011) dhe “Placeholders” (2012).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco