'Trazoi' një Shqipëri të tërë me Tea Trifonin, Beart Rexhepi në një romancë  të re?

'Trazoi' një Shqipëri të tërë me Tea Trifonin, Beart Rexhepi në një romancë të re?

16:19, 19/09/2022
A+ Aa A-

Lidhja e Beart Rexhepit dhe Tea Trifonit ka qënë një ndër historitë e dashurisë që bëri një bujë të madhe në rrjet.

Me anë të një fotoje në borë, ish-konkurentja e Përputhen zgjodhi të konfirmonte lidhjen e saj me Beartin pak ditët pasi kishte dalë çift me Andi Shehin nga emisioni i dashurisë.

Image

Si një program që ndiqej nga shumë persona kjo ngjarje u konsiderua si një “tradhti” ndaj publikut duke iu lënë të besohej diçka që nuk ekzistonte.

Mirëpo sot kur ka kaluar kohë nga ai moment, Bearti ka ngritur dyshime se është në një lidhje të re. Ky lajm rrodhi nga një foto në errësirë ku dukej me shpinë vajza që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurentit të Përputhen.

Më tej së fundmi burime për “Prive” konfirmojnë që Bearti është në një lidhje të re. Ndonëse pas ekspozimit të marrëdhënies së tij me Tean në rrjetet sociale, ai ka vendosur që ta mbajë në fshehtësi të plotë.

Kujtojmë që Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e 22 të saj. Ndonëse kanë thumbuar në rrjetet sociale më parë, kurrë nuk i bënë publike arsyet e vërteta që i çuan drejt atij vendimi.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco