'Jam e bekuar me punën time'! Si ia doli Kylie Jenner të mbajë perandorinë e saj “Kylie Cosmetics”?

'Jam e bekuar me punën time'! Si ia doli Kylie Jenner të mbajë perandorinë e saj “Kylie Cosmetics”?

17:20, 16/09/2022
A+ Aa A-

Kylie Jenner ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘CR Fashion Book’ ku ka folur për jetën e saj private si dhe atë profesionale.

Kylie ka treguar se si e ka mbajtur perandorinë e saj të kozmetikës.

Bukuroshja ka rrëfyer se po bën punën që ka dashur gjithnjë dhe se ka thënë se grimi ka qenë pasioni i saj.

Jam shumë e bekuar që kam një punë ku e dua vërtet atë që bëj. Gjithmonë më ka pëlqyer grimi – krijimi i një look-u është një proces krijues që më pëlqen vërtet. Jam me fat që kam mundur ta kthej pasionin tim në një biznes të suksesshëm dhe të ndaj produktet e mia të preferuara me konsumatorët. Është shumë argëtuese, dhe ka ende kaq shumë produkte që nuk i kemi lançuar ende që unë dua t’i zhvilloj. Unë kam punuar shumë për të krijuar themelet më të mira – mezi pres t’i lançoj këto!

Më tej, ajo ka folur edhe për sezonin e radhës së ‘The Kardashians’.

Padyshim që tregon një moment emocionues në jetën time – sezoni i dytë fokusohet tek unë që t’i kthehem jetës dhe punës sime pas lindjes së një fëmije. Jam e emocionuar ta ndaj atë rrugëtim me shikuesit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco