'Jemi mësuar me goca mendjelehta'/ Pas deklaratës thumbuese, Stresi ‘godet’ sërish

'Jemi mësuar me goca mendjelehta'/ Pas deklaratës thumbuese, Stresi ‘godet’ sërish

11:00, 16/09/2022
A+ Aa A-

Raporti i Stresit me ish-të dashurën Keisi ka qenë gjithmonë shumë kompleks, me ulje-ngritje të shpeshta që ata i kanë bërë edhe publike.

Pak pasi po aludohej për një ribashkim, Stresi bëri dje një status ironik që dukej se po thumbonte Keisin.

Në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dikush e ka pyetur reperin: “A ka goca të mira a s’ka më?” Përgjigja e reperit ishte me spec pasi ai shkruan se është mësuar me mendjelehta, duke ndezur dyshime se ky ‘thumb’ i drejtohet ish-partneres së tij Keisit.

 “Normal që ka por nuk i sheh dot do punë puna për goca të mira se ne jemi mësuar me këto mendjelehtat”-shkruan ai. 

Image

Së fundmi ai ka publikuar një video me këngën e Elvana Gjatës, ‘Thirr’. Ai ka shkëptur prej saj vetëm frazën: “Asnjë shenjë, asnjë shenjë, asnjë shenjë.. …dhe vetëm t’lashë/  Se kurrë s’më ke dasht”, teksa duket sikur e miraton me gjestikulacioni atë që thuhet në këngë.

Krah videos Stresi ka shkruar: “Perlë”. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit ta shohin si një tjetër dedikim, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që reperit thjesht t’i pëlqejë kjo këngë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco