“E përjetova shumë keq”/ Alaudin Hamiti rrëfen periudhën e vështirë kur zbuloi se vuante nga diabeti

“E përjetova shumë keq”/ Alaudin Hamiti rrëfen periudhën e vështirë kur zbuloi se vuante nga diabeti

20:05, 15/09/2022
A+ Aa A-

Moderatorin e njohur kosovar Alaudin Hamitin i ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen,  rrefeu për herë të parë dhe një periudhë të vështirë që kaloi disa kohë më parë kur zbuloi se ishte diagnostikuar me diabet.

Image

Moderatori tregoi se ai e mori vesh lajmin gjatë një kontrolli të përgjithshëm dhe shtoi se nuk e përjetoi aspak mirë në ato momente. Tashmë Hamiti mban një regjim ushqimor duke e mbajtur nën kontroll dhe duke ushtruar palestër.

Sakaq ai dha dhe një ‘mesazh’ për të gjithë personat të  cilët vuajnë nga diabeti që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe do të kenë jetëgjatësi.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë or kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet.

Image

Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha.

Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër.”– u shpreh ai.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco