Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ish-konkurrentja e Për’puthen iu përgjigjet akuzave të ndjekësve ndaj ndërhyrjes kirurgjikale

Ish-konkurrentja e Për’puthen iu përgjigjet akuzave të ndjekësve ndaj ndërhyrjes kirurgjikale

14:15, 13/09/2022
A+ Aa A-

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është akuzuar së fundmi nga ndjekësit e saj për ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo hapi një ‘ask me a question’ në profilin e saj në rrjetin social, ku pjesa më e madhe e pyetjeve që iu drejtuan, kishin të bënin me ndryshimin në pamjen e saj.

Fillimisht një ndjekës pyet: “Pse kohëve të fundit po e tregon kaq shumë gjoksin?”, ndërsa Sindi në përgjigjen e saj e ka lidhur pyetjen e ndjekësit me veshjen. Ajo shkruan: “Kjo video ka një vit e gjysëm, kurrë nuk kam qenë fanatike te pjesa e veshjes. Nuk të bën veshja njeri dhe nuk tregon asgjë për karakterin tënd.”

Image

Më tej një tjetër ndjekës ka vendosur ta pyesë hapur ish-konkurrenten e “Për’puthen”, nëse ka bërë ndërhyrje në gjoks. Sindi e mohoi duke shtuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trup.

“Jo! Nëse do e kisha bërë do të thoja, po e kam bërë se ska asgjë të keq! Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje se nuk jam tipi që dua të ndryshojë me plastikë dhe nuk e ndjej të nevojshme! Nga 40 kile rob kam shku 48 kaq!”, shkruan Sindi.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco