U zhduk pasi i vëllai vrau ish-shokun e tij, Buta 'bëhet i gjallë' në rrjetet sociale

U zhduk pasi i vëllai vrau ish-shokun e tij, Buta 'bëhet i gjallë' në rrjetet sociale

11:23, 03/09/2022
A+ Aa A-

Betim Januzaj i njohur si Buta prej muajsh ishte zhdukur nga rrjetet sociale.

Reperi madje anuloi edhe të gjitha datat e koncerteve të verës, kjo për shkak të një rasti tragjik që ndodhi në muajin maj.

Bëhet fjalë për vrasjen e një 30-vjeçari në Ferizaj, për të cilën është i akuzuar vëllai i Betimit, Qëndrim Januzaj, dhe dyshohet se pjesë e motiveve të vrasjes është edhe vet reperi.

Mirëpo, pas kësaj pauze Buta ka vendosur të kthehet sërisht në rrjetet sociale.

Image

Ai ka publikuar disa fotografi të ndryshme bardhë e zi në Instagram, ku krahas shkruan: “ Yje, a ju kam munguar.”

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco