Gjyqi kundër R.Kelly/ Këngëtari ndërmerr vendimin e papritur, 'sfidon' haptazi Gjykatën

Gjyqi kundër R.Kelly/ Këngëtari ndërmerr vendimin e papritur, 'sfidon' haptazi Gjykatën

10:12, 02/09/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje kanë dalë në dritë për këngëtarin R. Kelly. Së fundmi, një tjetër anë e “errët” e tij është zbuluar.

Kujtojmë që ai u dënua me 30 vite burg pasi u shpall fajtor për trafik seksual dhe shantazh.

Këngëtari përballet me disa akuza: krijimin dhe marrjen e pornografisë së fëmijëve, pengimin e drejtësisë dhe joshjen e të miturve në aktivitet seksual.

Prokurorët bëjnë me dije se posedojnë një kasetë seksuale të R.Kelly kur ishte 31 vjec dhe një vajze të quajtur Jane kur ishte 13 ose 14 vjeçe.

Por tashmë detaje të reja kanë dalë sërish.

Raportohet se këngëtari ka refuzuar të dëshmojë në gjyqin kundër tij.

Ai ka sfiduar haptazi Gjykatën

Pas dënimit me 30 vite burg të R. Kelly për shantazh dhe trafik seksual, viktimat e këngëtarit të R&B folën hapur.

Duke folur me Los Angeles Times, një viktimë e quajtur Sonja, mbiemri i së cilës nuk u publikua për të mbrojtur privatësinë e saj, tha se dënimi ishte “i duhuri” për krimet e Kelly-t, të cilat përfshinin mbylljen e saj në një dhomë hoteli për ditë të tëra. Ajo tha se ai e ka dhunuar atë.

“Tridhjetë vite janë të duhura për mendimin tim,” i tha ajo gazetës.

“Unë mezi e kam pritur këtë gjë”, tha ajo. “Jam shumë e kënaqur me dënimin. Shumë e lumtur.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco