Rikthehet sherri i famshëm/ Taylor Swift ka një ‘surprizë’ për ditëlindjen e Kim Kardashian

Rikthehet sherri i famshëm/ Taylor Swift ka një ‘surprizë’ për ditëlindjen e Kim Kardashian

15:00, 01/09/2022
A+ Aa A-

Data e publikimit të albumit të ri të Taylor Swift mund të jetë një thumb për Kim Kardashian.

Në MTV Video Music Awards të dielën mbrëma, ylli i popit njoftoi se do të publikojë një album të ri më 21 tetor dhe fansave nuk iu desh shumë kohë për të kuptuar se ajo ditë ndodh të jetë edhe ditëlindja e 42-të e Kim Kardashian.

 

Swift dhe Kardashian kanë pasur një grindje të gjatë, e cila do të merrte fund në vitin 2021, megjithatë kjo lëvizje e fundit ‘e çrregullt’ i ka bërë fansat e Taylor të pyesin nëse ka ende hatër mbetje.

Sherri mes tyre nisi kur Kanye pushtoi skenën gjatë MTV Video Music Awards 2009, kur Taylor u nderua për videon e vitit duke thënë se ajo nuk e meritonte.  

 

Më pas, në vitin 2016, Kanye publikoi këngën Famous, ku në tekst këndonte:

“Ndihem sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë akoma seks / Pse? E bëra atë k**** të famshme”.

 

Taylor ishte e mërzitur për tekstin, por Kanye pretendoi se ai kishte folur me të dhe ajo i dha këngës bekimin e saj.

Kim iu kundërpërgjigj Taylor-it, duke e quajtur atë një ‘gjarpër’ për pretendimin se nuk e kishte idenë se Kanye do ta quante “k*** në këngë.

 

Taylor ka folur më parë se çfarë përjetoi dhe sulmet që kaloi për disa javë pasi Kardashian e krahasoi me një ‘gjarpër’.

Sherri mes Kardashian-West dhe Swift u përkeqësua pasi u publikua audio nga një telefonatë mes Kanye dhe Taylor që diskutonin për këngën.

 

Disa versione të telefonatës dolën nga të dyja palët duke akuzuar njëra-tjetrën për manipulim të saj. Kim e riktheu sherrin në mars të 2020-ës, teksa akuzoi Swift-in për gënjeshtër.

 

Kim postoi një seri mesazhesh në atë kohë, duke pretenduar se Swift nuk është plotësisht e vërtetë në lidhje me telefonatën e 2016 me të dhe Kanye West për këngën Famous.

Tani albumi i fundit i Taylor mund të jetë kapitulli tjetër në sagën mes saj dhe Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco