Emily Ratajkowski tregon sërish mbështetje publike për Amber Heardin

Emily Ratajkowski tregon sërish mbështetje publike për Amber Heardin

13:47, 01/09/2022
A+ Aa A-

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski i ka dhënë mbështetjen e saj publike aktores Amber Heard teksa renditi të gjitha arsyet pse është “më e frikshme të jesh grua” në vitin 2022.

Heard ka qenë subjekt i kritikave masive në mediat sociale si rezultat i betejës së saj në gjykatë publike me ish-bashkëshortin Johnny Depp.

Pas një gjyqi për shpifje në Virxhinia, një juri në qershor i dha Depp 15 milionë dollarë si dëmshpërblim, teksa Heard, mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Image

Ratajkowski ishte më parë një nga shumë të famshëm që kishte treguar mbështetje për Heard përmes mediave sociale, por video e saj e fundit në TikTok e bëri të qartë qëndrimin e saj për të gjithë.

Gjatë fundjavës, modelja ndau një video prej gjashtë sekondash me mbishkrimin shoqërues: “Është viti 2022 dhe po bëhet edhe më e frikshme të jesh grua”.

Brenda klipit, ajo sinkronizon buzët dhe shkruan në ekran se “Unë nuk kam frikë nga luanët dhe tigrat dhe arinjtë”, përpara se të ndajë një listë të asaj që ajo ka frikë.

Image

“Roe kundër Wade po përmbyset, Harvey po merr një apel, turneu Shia’s Redemption Tour, mënyra se si të gjithë e tërhoqët zvarrë Amber dhe precedenti që u krijua ajo çështje gjyqësore,” shkroi Ratajkowski.

Në qershor, Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin Roe kundër Wade, e cila më parë kishte legalizuar abortin në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972.

Dy fakte të tjera që vë në dukje modelja britanike janë çështja e zhurmshme e producentit të filmit Harvey Weinstein, i cili mund të lirohet nga burgu pasi iu pranua kjo mundësi nga Gjykata e Apelit të Nwe Yorkut pas një skandali të sjelljes së keqe seksuale në mjedisin e punës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco