Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Në luftë për kujdestarinë e fëmijëve, Shakira përgatit 'listën' e tradhtive të Piques

Në luftë për kujdestarinë e fëmijëve, Shakira përgatit 'listën' e tradhtive të Piques

12:23, 01/09/2022
A+ Aa A-

Tradhtitë e Gerard Piques ndër vite duket se do të jetë arma e fortë e Shakirës në gjyqin për kujdestarinë e djemve të saj.

Sipas mediave spanjolle futbollisti ka filluar të lëviz gurët për t’i mbajtur fëmijët në Spanjë, ndërsa Shakira është e bindur që do të zhvendoset përfundimisht në Miami.

Por, si pretendon autorja e hitit “Te Felicito” të fitojë kundër babait të fëmijëve të saj?! Duke mbledhur të gjitha rastet kur mbrojtsi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik.

Mesa duket, gjatë këtyre 12 viteve, nuk ka qenë vetëm Clara ajo me të cilën Pique e ka tradhtuar. Shakira tashmë ka në krah një gazetar të njohur spanjoll, i cili doli publikisht në krah të saj dhe kërcënoi se do të ekspozonte në publik të gjitha “të palarat” e futbollistit.

Image

“Këtë javë do të dalin në dritë shumë gjëra, të cilat do ta turpërojnë Gerardin. Do të ekspozoj dy pabesi të tij. Një e vitit 2016, dhe ajo me Clara Chia Marti. Është e tmerrshme se si ai e tradhtoi Shakirën. Është e neveritshme”- u shpreh gazetari Jordi Martin.

Kujtojmë që Shakira dhe Pique të cilët kanë dy fëmijë së bashku u takuan për herë të parë në 2010 pasi ai u shfaq në videon e këngës së saj “Waka Waka”, e lansuar për Kupën e Botës në futboll atë vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco