Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

As Camila Morrone nuk e theu ‘mallkimin e 25 vjeçareve’ që ndjek DiCaprion

As Camila Morrone nuk e theu ‘mallkimin e 25 vjeçareve’ që ndjek DiCaprion

08:13, 01/09/2022
A+ Aa A-

Më në fund, as Camila Morrone nuk “shpëtoi” nga “mallkimi i 25-shit” që ndjek Leonardo DiCaprio.

 Lajmi për ndarjen e aktorit hollivudian dhe modeles së njohur ka pushtuar mbarë opinionin publik gjatë 24 orëve të fundit.

Dihet “dobësia” e DiCaprios për femrat nën moshën 25 vjeç, si dhe “zakoni” i tij për t’u ndarë me këdo që kslon cakun e kësaj moshe.

Prej 5 viteve të fundit ai është në një lidhje me modelen e njohur Camila Morrone, ku romanca e tyre nisi në vitin 2017, kur ajo ishte vetëm 20 vjeçe. 

Deri më tani, të gjithë mendonin se ajo do të ishte ajo që do t'i "priste" mallkimin Leos, por nuk ndodhi kështu.

Një burim i afërt me të tha për Sun se ai dhe 25-vjeçarja Camilla i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të kësaj vere.

“Nuk ka ndjenja të këqija mes tyre. Ata thjesht u ndanë”, tha burimi, duke shpjeguar se oraret e tyre të ngjeshur ishin arsyeja kryesore e ndarjes së tyre. 

 “Sapo ajo u fokusua në punë dhe kishte prioritet karrierën, ai u largua. Në vend që të kishin ndarje dramatike, ata ndanë paqësisht”.

Në fakt, i njëjti burim pohon se Leonardo DiCaprio e ka dashuruar Morone, pavarësisht diferencës së madhe prej 23 vitesh që i ndan.

 "Ata madje po diskutonin një fejesë . Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte planifikuar.' është shprehur burimi.

Në një intervistë me Los Angeles Times në 2019, Camila tha: 

"Ka shumë marrëdhënie në Hollywood - dhe në historinë e botës - ku njerëzit kanë një hendek të madh moshe. Unë besoj se të gjithë duhet të dalin me kë të duan, pavarësisht nga pjesa tjetër”.

Në një intervistë me Marie Claire, aktori fitues i Oskarit kishte lënë të kuptohet se dëshiron të krijojë një familje. 

“Do të thuash nëse unë dua të sjell fëmijë në një botë si kjo? Nëse ndodh, është i mirëpritur. Do të preferoja të mos zgjeroja detajet, sepse ato mund të keqinterpretohen” është shprehur Di Caprio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco