Aleck Baldwin paditet për 25 milionë dollarë pasi sulmoi publikisht motrën e një ushtari i cili u vra në krye të detyrës

Aleck Baldwin paditet për 25 milionë dollarë pasi sulmoi publikisht motrën e një ushtari i cili u vra në krye të detyrës

10:32, 31/08/2022
A+ Aa A-

Alec Baldwin është paditur për 25 milionë dollarë nga familja e një marinesi të vrarë në aeroportin e Kabulit në Afganistan vitin e kaluar pasi turpëroi publikisht motrën e tij për pjesëmarrjen e saj në trazirat e Kapitolit .


Image

Është hera e tretë që familja e Rylee Mccollum, ushtarit të rënë, tenton të marrë masa kundër yllit. Përpjekjet e mëparshme janë hedhur poshtë për shkak të gabimeve në procesin e depozitimit.

Në versionin më të fundit të padisë së tyre, Roice Mccollum, motra 23-vjeçare e Rylee – ndan disa nga abuzimet në internet që ajo mori pasi Baldwin e ‘sulmoi’ publikisht.

Ai kishte dhuruar 5,000 dollarë në llogarinë e familjes në GoFundMe muaj përpara se të mësonte se ajo kishte marrë pjesë në trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021, rreth tetë muaj para se vëllai i saj të vdiste.

Në pjesën e komenteve të një fotoje në Instagramin e Roice, Baldëin shkroi: “A je e njëjta grua që ia dërgova paratë për burrin e motrës sate që u vra gjatë daljes nga Afganistani?”

Image

Ajo kishte postuar tre foto të bëra vitin e kaluar kur mori pjesë në trazira, asnjëra prej të cilave nuk përfshinte fytyrën e saj. Njëri tregonte një grua tjetër të veshur me një kapele MAGA.

Në mesazhet e tyre private, aktori i thoshte asaj: “Kur i dërgova paratë për vëllain tënd të ndjerë, nga respekti i vërtetë për shërbimin e tij ndaj këtij vendi, nuk e dija që ti ishe një rebele e 6 janarit”, i shkruante ai.

Ajo iu përgjigj duke i thënë se nuk kishte kryer asnjë krim dhe kishte folur tashmë me FBI-në.

Image

"Protesta është krejtësisht e ligjshme në vend dhe unë tashmë kam folur me FBI-në. Faleminderit, kalofshi një ditë të mbarë!”- u përgjigj ajo.

64 vjeçari iu kthye: ‘Nuk mendoj kështu. Aktivitetet tuaja rezultuan në shkatërrimin e paligjshëm të pronës së qeverisë, vdekjen e një oficeri të zbatimit të ligjit, një sulm ndaj certifikimit të zgjedhjeve presidenciale’.

Publikisht, Baldwin tha se ishte ‘ironike’ që ajo ishte një rebele kur vëllai i saj kishte vdekur duke luftuar për vendin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco