E penduar për publikimin e dokumentarëve te saj, rrëfehet Demi Lovato

E penduar për publikimin e dokumentarëve te saj, rrëfehet Demi Lovato

10:10, 31/08/2022
A+ Aa A-

Demi Lovato ka vendosur të bëjë një pushim nga dokumentaret e saj në lidhje me varësinë që ka pasur ndaj lëndëve narkotike përgjatë karrierës së saj.

Image

Në një intervistë të fundit për revistën ‘Alternative Press’ ku promovoi albumin e saj të fundit ‘Holy F*ck’ , Lovato foli për ndjesitë e saj ndaj dokumentarëve që ka publikuar gjatë gjithë karrierës në lidhje me varësinë ndaj drogës, disa prej të cilave ajo pretendonte më parë se ishin filmuar ndërsa ajo nuk ishte esëll .

Pas ” Stay Strong ” të 2012-ës, ” Simply Complicated ” të 2017- ës dhe ” Dancing with the Devil ” të 2021 – të albumit ‘Unbroken’, 30- vjeçarja u shpreh për median se nuk do të xhirojë një tjetër dokumentar së shpejti.

“Sinqerisht, më vjen për të vjellë kur shikoj veten time dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen kështu”, u shpreh këngëtarja. “Dhe nëse jo, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.”

Image

Kantautorja e hitit “29”, e cila është shtruar në rehabilitim disa herë për abuzimin me substancat, çrregullime të të ngrënit dhe shqetësime për shëndetin mendor, tashmë është rikthyer sërish ‘në jetë’. Dancing with the Devil dokumentoi përpjekjen e Lovatos për të qenë “esëll në Kaliforni”, e cila filloi në mars 2021 dhe përfundoi në dhjetor të të njëjtit vit me një tjetër qëndrim në një qendër trajtimi.

“Do të doja të kisha pritur derisa të kuptoja më shumë nga vetja sepse tani gjërat janë sheshuar,” tha Lovato përpara se të sqaronte marrëdhënien e saj aktuale me substancat. “Qëndrimi esëll është ajo që funksionon për mua dhe asgjë tjetër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco