Azeti është fiksuar keq me Dua Lipën, por ajo s'po ja var fare

Azeti është fiksuar keq me Dua Lipën, por ajo s'po ja var fare

09:17, 31/08/2022
A+ Aa A-

Që pasi takoi Dua Lipën në "Sunny Hill Festival", që u mbajt në Prishtinë muajin e kaluar, Azet është fiksuar me këngëtaren dhe ka bërë shpesh postime për të. 

 

Fillimisht ai bëri një postim ku krahas fotove shkruante se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

 

Disa ditë më vonë reperi publikoi në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine. “Jam single përsëri”, shkruante reperi duke etiketuar Duan me një emoji të mërzitur.

 

Ai i është rikthyer sërish kësaj teme së fundmi pasi në një intervistë virtuale që zhvilloi me ndjekësit dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan. Azet është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

 

Ndërkohë Dua nuk ka reaguar në asnjë nga postimet. 
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco