Pasi publikoi videon ku bënte ‘humor’ me jetimët, reagon Dea Mishel

Pasi publikoi videon ku bënte ‘humor’ me jetimët, reagon Dea Mishel

10:29, 28/08/2022
A+ Aa A-

Video e ish-aktores së Hostel By Anabel, Dea Mishel, ku tentonte të bënte "humor të zi" në TikTok me jetimët, është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale, teksa edhe shumë media kanë shkruar për të.

 

Sigurisht, ajo çka tha, ose më saktë pyetja që bëri në lidhje me shtëpitë e jetimëve, nisur nga dëshira për të bërë komedi të zezë mesa duket, nuk është pritur fare mirë nga pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët jo vetëm i kanë bërë mendimet e tyre të qarta në profilet e tyre, por edhe kanë "pushtuar" seksionin e komenteve tek fotot e blogeres. 

 

Gjithsesi, pasi video-ja nisi të diskutohet, Dea Mishel e ka bërë një reagim në Instagram, fillimisht duke e nisur me fjalinë: 

"Janë njerëzit normalë që ju dalin skandale normale si tradhti, ndarje etj, jam edhe unë..."

 

Më pas ajo tregon pak për veten, si mendon me zë të lartë dhe i hap probleme vetes, ndërsa kërkon që të mos përdoret për klinike dhe thotë se kush është normal e ka kuptuar që nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq, duke akuzuar të tjerë për transformim të asaj që kishte dashur të thoshte.

Në fund ajo kërkon ndjesë për ata që mund të jenë prekur dhe përgëzon këdo që e mori videon, sepse ishte në profilin e saj vetëm 5 minuta dhe pastaj u hoq. 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco