Makina ‘ikonë’ e Princeshë Dianës shitet në ankand me çmimin marramendës

Makina ‘ikonë’ e Princeshë Dianës shitet në ankand me çmimin marramendës

09:39, 28/08/2022
A+ Aa A-

Makina ‘Ford Escort RS Turbo’ e zezë, e cila përdorej nga e ndjera Princesha Uellsit Diana, është shitur për 650,000 paund në ankand.

Diana, e cila vdiq 25 vite më parë, e drejtoi këtë makinë për gati tre vjet nga gushti 1985.

Ajo u fotografua me makinën e saj Ford jashtë butikut të Chelsea dhe në Kensington.

Makina me targë ‘C462FHK’, u shit përfundimisht nga Silverstone Auctions në Warwickshire tek një blerës në Cheshire.

Shtëpia e ankandeve me bazë në Leamington Spa u tha njerëzve se ajo ishte “makina e ditës”.

Drejtuesi i ankandit Jonathan Humbert tregoi se kishte pasur interes të madh të ofertave telefonike të firmës në 12 vjet.

Oferta filloi me 100,000£ dhe shpejt u bë një garë midis blerësve shpresëdhënës në Dubai dhe Coventry. Por me rreth 450,000 £, oferta kryesore erdhi nga Cheshire dhe Dubai, me blerësin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që fitoi përfundimisht. Drejtuesi i ankandit shprehu habinë e tij kur oferta u rrit, duke komentuar: “500,000 £ për një Ford Escort? Nuk e kam dëgjuar kurrë më parë.'

Humbert kishte thënë më herët se makina përfaqësonte një “pjesë të historisë”. Makina e shitur besohet të jetë unike si e para dhe e vetmja e zezë RS Turbo Series 1-siç është rënë dakord midis S014 dhe Ford për arsye diskrecioni-në vend të modelit të zakonshëm të prodhuar të bardhë.

Në qershor 2021, një tjetër Ford Escort i përdorur nga Princesha Diana u shit në ankand për 52,000 £.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco