Gati filmi për incidentin e ndodhur në Oscar mes Will Smith dhe Chris Rock

Gati filmi për incidentin e ndodhur në Oscar mes Will Smith dhe Chris Rock

09:52, 27/08/2022
A+ Aa A-

Aktori i njohur Will Smith ishte në qendër të vëmëndjes, muaj më parë për incidentin e ndodhur në ndarjen e çmimeve Oscar.

Më konkretisht, Smith goditi Chris Rock me shuplakë pas shakas që ky i fundit bëri me sëmundjen e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith.

Smith i kërkoi falje Rock por katër muaj me vonesë.

Megjithatë tema që ka trazuar mediat është rikthyer sërish në lajm, me rastin e një filmi të ri ku protagonist do të jetë vetë Chris Rock.

Filmi do të përfshijë një skenë në të cilën Rock, si organizator i eventit i quajtur Adam, goditet nga Leo, personazh i cili do të luhet nga Javier Bardem, një baterist që shfaqet në skenë atë natë një nate gala për mbledhjen e fondeve.

Sally Potter do të jetë regjisorja ndërsa titulli i filmit do të jetë ‘Look at Me’, premiera e të cilit do të shfaqet më 9 shtator në Festivaline Filmit në Venecia.

Filmi me metrazh të shkurtër, mund të përkthehet si një lutje nga Rock, që bota të shikojë punën e tij, duke harruar incidentin në Oscar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco