Në ditën e tij të lindjes Flori Mumajesi bën dedikimin prekës për nënën e tij: Më mungon

Në ditën e tij të lindjes Flori Mumajesi bën dedikimin prekës për nënën e tij: Më mungon

09:30, 23/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtari dhe kantautori Flori  Mumajesi feston sot 40-vjetorin e tij të lindjes.

Mirëpo sa e gëzueshme mund te jetë kjo ditë është po aq e trishtë për këngëtarin. Në shkurt të vitit të kaluar Flori humbi nënën e tij, për shkak të problemeve me zemrën. Ajo kishte disa kohë që ishte e shtruar në spital, por nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, artisti ka kujtuar nënën e tij, duke i dedikuar fjalët më te ndjera teksa shprehet se e ndjen shumë mungesën e saj.

Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndërvite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aqshpirt sa më ka mbetur në këtë foto dhe pikërisht sot!

Sot u zgjova i djerësitur dhe sa bëra të çohem nga krevati me erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirënë botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit, asnjë urim sma mbush dot shpirtin kur se kam një telefonat nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”-shkroi këngëtari në foton e publikuar ku shfaqet krahë nënës së tij  kur ka qenë i vogël.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco