Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Horoskopi për ditën e martë, 23 gusht 2022

Horoskopi për ditën e martë, 23 gusht 2022

22:42, 22/08/2022
A+ Aa A-

Dashi: Hëna është disonante, jeni pak nervoz dhe po bëni ca biseda si me shaka, që mund të mërzitin njerëzit që ju rrethojnë. Në punë, gjërat jo fort mirë: përpiquni të mos bëni polemika, duhet të gjeni pak qetësi!

Demi: Yjet janë në anën tuaj, por në dashuri duhet të sqaroni diçka me gjysmën tuaj. Në punë, periudha është premtuese: Dielli është i favorshëm dhe diçka ka filluar të lëvizë!

Binjakët: Favorizohen takime të reja: mos i nënvlerësoni, por përfitoni prej tyre. Në punë, gjithçka varet nga ju dhe nga ajo që dëshironi. Nuk keni asnjë vështirësi dhe asnjë pengesë në rrugë!

Gaforrja: Në dashuri, përpiquni të zgjidhni një problem sepse nuk mund të gjeni harmoninë e duhur. Në punë, nuk është koha e duhur për projekte të reja: herë pas here mund ta rishikoni këtë!

Luani: Në dashuri një nga ju po përpiqet të flasë, të sqarojë diçka që nuk shkon. Në punë nuk ju mungojnë idetë dhe java e ardhshme do të jetë produktive!

Virgjëresha: Hëna është në anën tuaj, ndaj dashuria po shkon mirë. Në punë ditët janë interesante, sidomos nëse keni në mendje një projekt të ri!

Peshorja: Hëna është disonante, ndaj kini kujdes për trazira të mundshme në sferën sentimentale. Në punë, Mërkuri fillon një tranzit të rëndësishëm: po sikur të organizosh diçka të bukur?

Akrepi: Në dashuri është më mirë të largoheni pak, të krijoni një farë distance sa për të kthjelluar mendjen. Në punë, mendoni që tani për shtatorin. Dhe për projektet e ardhshme!

Shigjetari: Fundi i muajit do të jetë i veçantë për dashurinë. Në punë nuk mungojnë lajmet dhe projektet e mëdha janë në prag!

Bricjapi: Hëna është ende në dizavantazh me shenjën tuaj në sferën e dashurisë, ndaj përpiquni të jeni të duruar. Në punë, edhe aty përpiquni të mos debatoni dhe mbani larg sa më shumë polemikat!

Ujori: Në dashuri, kini kujdes nga marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Dashit dhe Gaforres. Në punë, përpiquni të jeni të duruar për sa i përket sferës ekonomike: pa merak se zgjidhjet do të vijnë!

Peshqit: Takimet e reja janë të mundshme të martën në mbrëmje, përpiquni të lini veten të shkojë pas rrjedhës së emocionit të ri. Në punë, kohë interesante ju pret në vjeshtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco