Ka kryer sërish ndërhyrje estetike te buzët? Kylie Jenner i përgjigjet ndjekësit

Ka kryer sërish ndërhyrje estetike te buzët? Kylie Jenner i përgjigjet ndjekësit

18:43, 22/08/2022
A+ Aa A-

Kylie Jenner dëshiron që fansat të mos spekulojnë më për buzët e saj: Është thjesht një filtër.

Ylli i Kardashians ndau një video me shoqen e saj Stassie Karanikolaou në TikTok dhe megjithëse shumë fansa e kanë komplimentuar dyshen, disa përdorues të TikTok komentuan buzët më të sfryra se zakonisht të Kylie – gjë që e shtyu atë t’i përgjigjej njërit në veçanti. “Buzët, ju lutem,” komentoi një përdorues, të cilit Kylie iu përgjigj: “Është filtri po ik.”

Image

Pasi spekulimet se ajo ka bërë ndërhyrje estetike te buzët e saj nisën fillimisht në vitin 2015, Kylie foli për mbushësin e buzëve e saj në një episod të ‘Keeping Up With the Kardashians’.

“Unë kam mbushës të përkohshëm buzësh, është thjesht një pasiguri e imja,” ndau ajo në episodin e majit 2015. “Dhe kjo është ajo që doja të bëja. Të gjithë na kritikojnë. Dua ta pranoj, por njerëzit janë kaq të shpejtë për të më gjykuar për gjithçka, kështu që mund të mos e kem thënë të vërtetën, por nuk gënjeva.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco