Dafina Zeqiri ka një këshillë shumë të vyer për ndjekësit e saj!

Dafina Zeqiri ka një këshillë shumë të vyer për ndjekësit e saj!

14:40, 22/08/2022
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak stilin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë të veçanta.

Tashmë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

 

Shpesh, ajo është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi Dafi ka shpërndarë një shprehje në Instastory, duke u dhënë një këshillë shumë të vyer të gjithë ndjekësve të saj:

 

“Zgjidhni njerëz që do të thonë emrin tënd në një dhomë plot mundësi”

 

Dafina ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili titullohet “Dhimbje Dhimbje”, që u bë mjaft virale në TikTok dhe para publikimit. 

E teksa është një këngë që ka bërë mjaft bujë, padyshim që edhe klikimet në YouTube kanë qenë të shumta, ku vetëm për 2 javë ka arritur 7 milionë klikime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco