Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pasi ndryshoi sërish përemrat, Demi Lovato i prezanton botës të dashurin e ri

Pasi ndryshoi sërish përemrat, Demi Lovato i prezanton botës të dashurin e ri

11:02, 18/08/2022
A+ Aa A-

Demi Lovato kaloi një periudhë konfuzioni për përemrat e saj, duke i ndryshuar sërish së fundmi.

Këngëtarja u rikthye në përemrat ajo/saj sepse filloi të ndihet sërish më shumë ‘femër’.

Tashmë, ajo ka edhe një partner të ri me të cilin është shfaqur në publik. Demi Lovato po shijon romancën me muzikantin Jutes, ndërsa fotot e tyre ku shkojnë të darkojnë kanë bërë xhiron e rrjetit.

Image

Image

Image

Këngëtarja “Sorry Not Sorry”,  ndau në podcastin “Spout” se mori vendimin e ri sepse ishte “një person i rrjedhshëm(fluid)”.

Duke shpjeguar më tej pse ajo adoptoi më parë “ata/ato”, Lovato tha se energjia e saj vitin e kaluar ishte “e balancuar në energjinë mashkullore dhe femërore”.

“Kur u përballa me zgjedhjen për të hyrë në një banjë dhe thoshte “gra” dhe “burra”, nuk u ndjeva sikur kishte një banjë për mua sepse nuk ndihesha domosdoshmërisht një grua. Nuk u ndjeva si burrë. Thjesht u ndjeva si njeri.”

Lovato tha se zgjedhja për t’u identifikuar me përemrat “ata/ato” në një moment, për të, kishte të bënte me “të ndihesh njeri në thelb”.

“Kohët e fundit, jam ndjerë më femërore, dhe kështu kam adoptuar sërish ‘ajo/saj’”, ripohoi ajo. “Por unë mendoj se ajo që është e rëndësishme është se askush nuk është i përsosur.”

Këngëtarja e “Heart Attack” përfundoi: “Të gjithë i ngatërrojnë përemrat në një moment, dhe veçanërisht kur njerëzit mësojnë. Gjithçka ka të bëjë vetëm me respektin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco