Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Pas deklaratës shokuese nga ish-burri i Spears, J.Lo i jep mesazhin e rëndësishëm Britney-t

Pas deklaratës shokuese nga ish-burri i Spears, J.Lo i jep mesazhin e rëndësishëm Britney-t

10:01, 15/08/2022
A+ Aa A-

Jennifer Lopez ka treguar mbështetje të hapur ndaj Britney Spears! Ajo i thotë Princeshës së Pop që të “qëndrojë e fortë”.

Kjo deklaratë e Jlo vjen pasi ish-bashkëshorti i Britney, Kevin Federline tha se djemtë e saj kanë vendosur që të mos e takojnë më nënën e tyre.

Mirëpo, Britney ka publikuar një postim me Jlo, ku zbulon këshillën që ka dhënë dikur Jennifer Lopez.

“Siç tha një herë Jennifer Lopez: “Ju shikoni kamerën dhe i thoni çdo vajze të vogël në botë të ketë zë të lartë dhe të mos tërhiqet kurrë për t’i dhënë dritë padrejtësisë’. Unë jam këtu për të ndarë se liria është një gjendje shpirtërore! Në një botë ku ke të drejtë të përdorësh këmbët… zemrën… gojën… sytë…dhe trupin…të shprehesh sado të mundesh! Deklarata e PAVARËSISË…për barazi dhe për të qenë të barabartë!”.

Jlo e ripostoi foton dhe shkroi: “Qëndro e fortë”.

Image

Kevin Federline, babai i dy djemve të Britney postoi video në Instagram të mërkurën mbrëma, ku shfaqej këngëtarja duke u bërtitur dy djemve të tyre, të cilët në atë kohë ishin 11 dhe 12 vjeç.

Spears, kohët e fundit është mbrojtur nga akuzat e Federline i cili pretendon se ajo është një nënë e keqe për postimin e imazheve nudo të saj në mediat sociale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco