Arilena Ara, plazh topless në Malibu/ Fotot hot të këngëtares nga Kalifornia

Arilena Ara, plazh topless në Malibu/ Fotot hot të këngëtares nga Kalifornia

13:39, 13/08/2022
A+ Aa A-

Ky vit e solli Arilenën edhe si moderatore. Atëherë kur nuk e prisnim, këngëtarja u shfaq si prezantuese e një formati investigativ.

Nuk mund të themi që artistja u përshtat shpejt në “lëkurën” e saj të re, por teksa përgatitet për sezonin e dytë të “Piranjat”, ajo po shijon disa ditë pushimesh. E duhet thënë se pushime si të Arilenës, pak kemi parë.

Ajo është arratisur për në Kaliforni, ku edhe po shijon disa ditë relaksi në Malibu, bashkë me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë, Popin. Arilenën jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë brenda kornizave.

Image

Gjithnjë ajo ka ditur të ndërthurë pamjen e saj fëminore me sensualitetin, por asnjëherë nuk e ka ekzagjeruar. Madje, pseudonimi i saj është “Kido”, çfarë tregon edhe njëherë natyrën e saj lozonjare. Por propozojmë që këtej e tutje edhe Arilenës t’i ndërrohet ky pseudonim.

Kjo, për faktin se në fotot e saj të fundit nga pushimet, Arilena jo vetëm që nuk duket si Kido, por duket më e zjarrtë se kurrë.

Nga pushimet e saj në Malibu, artistja ka ndarë disa foto ku shfaqet me të vërtetë elektrizuese. Këngëtarja ka pozuar për herë të parë me bikini, duke zbuluar të pasmet e saj, që deri më sot nuk na kishin rënë kaq shumë në sy.

Image

Me bikini minimalist rozë, Arilena ka shfaqur format bombastike nga kontinenti i largët. Por si vetë ajo ka zbuluar, zona ku ka qenë duke bërë plazh ka qenë mjaft e izoluar, duke ia lejuar vetes edhe disa foto topless.

Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto ku shfaqet pa rroba banjo, por natyrisht që është kujdesur që mos të zbulojë më shumë sesa duhet, duke vendosur duart përpara.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malibu13/08/2022 16:19

Na hapi barkun si shale prej Pele Plake

Shto koment

Denonco