Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Madonna tregon për incidentin në skenë të 38 viteve më parë

Madonna tregon për incidentin në skenë të 38 viteve më parë

14:46, 11/08/2022
A+ Aa A-

Madonna mund të ketë një nga karrierat më mbresëlënëse në historinë e muzikës, por këngëtarja zbuloi se një problem në veshje tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj.

63-vjeçarja zbuloi incidentin gjatë një interviste në “The Tonight Show Starring”, të Jimmy Fallon.

Ylli i pop-it iu bashkua Fallon për të promovuar albumin e saj të ri “Finally Enough Love”, një bashkim i hiteve të preferuara dance të këngëtares.

Ndërsa albumi ka këngët më të mira të Madonna-s, ylli zbuloi se performanca e saj ikonike “Like a Virgin” gjatë ‘MTV Video Music Awards’ në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.

Kur 26-vjeçarja e atëhershme zbriti në skenën e MTV për të performuar këngën hit, fustani i rrëshqiti nga poshtë saj, duke i ekspozuar fundshpinën.

“Ishin ditët kur nuk duhet të tregoje të pasmet për të pasur një karrierë”, tha ylli me shaka. “Tani është e kundërta.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco