Pique në një lidhje me një studente 23-vjeçare, ja si u njohën

Pique në një lidhje me një studente 23-vjeçare, ja si u njohën

10:17, 11/08/2022
A+ Aa A-

Sipas raportimeve të fundit Gerard Pique është në një lidhje me një studente 23 vjeçare.

Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës duket se nuk ka humbur kohë pas ndarjes me Shakirën, duke gjetur ngushëllim në krahët e 23 vjeçares Clara Chia Marti, e cila punon në kompaninë e tij, Kosmos.

23 vjeçarja thuhet se është e punësuar si organizatore e ngjarjeve për sportistin me përvojë.

Sipas medias britanike ‘Mirror’ çifti është në një lidhje prej muajsh, por e kanë mbajtur të fshehtë për shkak të ndarjes së Piques.

Madje disa raporte thonë se Pique ishte me 23 vjeçaren kur ai ende bashkëjetonte me Shakirën.

”Çifti kanë një muaj që janë bashkë. Ata e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre por njerëzit e afërt e din'' tha një burim i afër me 23 vjeçaren për “The Sun’.
 
“Njerëzit e saj e kanë ndihmaur 23 vjeçaren që ta mbajë të fshehtë romancën. Ajo ka fshirë çdo foto të saj në rrjete sociale që gazetarët të mund të mos gjejnë foto të saj’’ shtoi burimi.

Kujtojmë se futbollisti spanjoll dhe ylli kolumbian Shakirën kanë qenë së bashku prej njëmbëdhjetë vitesh dhe kanë dy fëmijë. 

Të dy njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco