Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Loredana renditet krah repereve më të famshme në botë

Loredana renditet krah repereve më të famshme në botë

12:19, 10/08/2022
A+ Aa A-

Nëse ka diçka që po i shkon shumë mirë Loredanës së fundmi ështē karriera, me reperen që shkon nga suksesi në sukses dhe jo, nuk e kemi fjalën vetëm për faktin që është bërë pjesë e "grupit" të Noizyt.

 

E fakti që Loredana është në kulmin e saj dhe për më tepër ka bërë emër për veten edhe në tregun ndërkombëtar, sidomos atë europian, ka bërë që reperja shqiptare të radhitet krah emrave më të famshëm në botë në zhanrin e saj.

 

Nuk është aspak një ekzagjerim, por një statistikë e Youtube, platformës më të madhe të shpërndarjes së këngëve në glob.

 

Loredana ka ndarë një foto në Instagramin e saj, ku shfaqen të renditura kanalet me të klikuara të repereve femra pikërisht në Youtube.

Siç duket dhe në foto ajo është renditur krahas Doja Cat, Cardi B, Nicki Minaj, madje edhe para Missy Elliot.

 

Një super sukses për Loredanën, duke marrë parasysh tregun dhe mundësitë që kanë koleget e saj nga përtej oqeanit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco