E kritikuan se ka raport të mirë me Dua Lipën, Sara bën gjestin e bukur për ish-të dashurën e Ledrit

E kritikuan se ka raport të mirë me Dua Lipën, Sara bën gjestin e bukur për ish-të dashurën e Ledrit

13:07, 05/08/2022
A+ Aa A-

Ka shumë persona që kur ndahen nga partneri apo partnerja nuk mbajnë më raport me njëri-tjetrin. Ka të tjerë që pas ndarjes vendosin që të ngelin miq.

Por ka edhe ndryshe, ku partnerja ka raport të mirë me ish-të dashurën e partnerit.

 

E ky është rasti i Sara Hoxhës, e cila ka treguar se nuk e ka fare problem, të takojë dhe bëjë foto me Dua Lipën dhe familjen e saj të vogël.

Ndonëse kjo i kushtoi shumë pasi u “kryqëzua” në rrjet nga ndjekësit për këtë veprim.

 

Mirëpo duket se këto kritika nuk do ta ndalojnë partneren e Ledri Vulës të mbështesë ish-të dashurën e partnerit të saj, Dua Lipën.

Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” ku edhe Sara ishte e pranishme si gjithmonë në mbështetje të të dashurit të saj. Dhe jo vetëm atij. Sara ka bërë gjestin e veçantë për Dua Lipën.

 

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instastory” një foto ku duket ylli me famë botërore në skenë, në shenjë mbështetje.

Hoxha ka lënë gjestin të flasë vetë, duke mos shtuar asnjë koment, përbri fotos.

tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco