S’keni dëgjuar përgjigje më të lezetshme se kjo! Ja pse Doja Cat vendosi të qethë flokët

S’keni dëgjuar përgjigje më të lezetshme se kjo! Ja pse Doja Cat vendosi të qethë flokët

12:01, 05/08/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e hiteve “Kiss me more”, “Woman”, “Vegas” etj., Doja Cat, i habiti të gjithëve së fundmi me pamjen e saj të re.

Papritur, ajo u shfaq në rrjetin social Instagram me kokën e qethur dhe duhet ta pranojmë se i la të gjithë me gojë hapur.

Këngëtarja, e cila deri tani kishte luajtur me ngjyrat e modelet e flokëve, duket se u lodh nga nervat me flokët e gjatë dhe i ra shkurt! Kështu tha dhe ajo vetë, kur u pyet pse vendosi të qethë kokën.

Doja u përgjigj shumë sinqerisht, duke thënë:

S’më pëlqen të kem flokë. S’më ka pëlqyer kurrë të kem flokë. S’mund të përmend një herë të vetme, që nga fillimi i jetës time që mund të kem thënë ‘duken bukur’.”

Ajo ka rrëfyer se është “rraskapitur” kur mbante paruke dhe ishte shumicën e kohës e shqetësuar si do të dukej dhe a rrinin mirë flokët e saj, pa u fokusuar tek gjëja që duhet të bënte për momentin (si psh. stërvitja).

Duket se çdo ditë që kalon, Doja Cat po gjen veten dhe stilin e saj dhe s’po shqetësohet aspak si i duket të tjerëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco