Zbulohet data e publikimit të filmit ‘Joker 2’

Zbulohet data e publikimit të filmit ‘Joker 2’

11:57, 05/08/2022
A+ Aa A-

Data e publikimit të filmit “Joker: Folie à Deux” më në fund është zbuluar.

Deadline raporton se vazhdimi i shumëpritur është planifikuar për 4 tetor 2024, pesë vjet pas origjinalit. Sipas medias, prodhimi i filmit pritet të fillojë në dhjetor të këtij viti.

 

Variety raporton se ndërsa filmi i parë, me Joaquin Phoenix si Arthur Fleck, ishte një ‘dramë e errët dhe e ashpër’, vazhdimi do të jetë shumë i ndryshëm. Lady Gaga pritet të luajë Harley Quinn.

Madje, thuhet se vazhdimi do të ketë numra muzikorë nga këngëtarja gjatë gjithë filmit.

 

Është e paqartë se si do të jetë vazhdimi, megjithatë titulli na jep një pasqyrë të vogël. Folie à deux është një term francez që do të thotë “çmenduria e përbashkët e të dyve”.

Kjo lidhet me marrëdhënien Joker-Quinn ose mund të jetë diçka krejt tjetër.

 

Joker u publikua në vitin 2019 dhe shënoi një sukses të madh, duke fituar mbi 1 miliard dollarë për një film me vlerësim R dhe një çmim Oscar për Phoenix si aktori më i mirë për performancën e tij si Fleck.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco