'Më përpara keni qenë miq, tani…', Sheila i habiti të gjithë me deklaratën për Noizy-n

'Më përpara keni qenë miq, tani…', Sheila i habiti të gjithë me deklaratën për Noizy-n

11:33, 05/08/2022
A+ Aa A-

Sheila e “Big Brother Vip” ishte dikur shumë e njohur për publikun shqiptar për bashkëpunimin e saj me Noizy-n në këngën e famshme “Boll mo me pytje”.

Për herë të parë, Sheilën e njohëm nga Noizy dhe asokohe nuk mungonin postimet e tyre në rrjete sociale, ku tregonin shoqërinë e mirë që kishin me njëri-tjetrin.

Mirëpo, kjo shoqëri papritur mbeti në heshtje. Prej kohësh s’kemi parë më asnjë postim, asnjë deklaratë, asnjë lloj mbështetjeje për njëri-tjetrin dhe asnjë foto bashkë.

Image

Me të drejtë, fansat e dyshes aluduan se miqësia e tyre ishte prishur. Teksa Sheila zhvillonte pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj në InstaStory, dikush e ka pyetur Sheilën për marrëdhënien e saj me reperin.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, i ka shkruar ndjekësi.

“Më shumë se miq”, i është përgjigjur këngëtarja, duke i futur të gjithë në dyshime me deklaratën e saj.

Një pjesë e interpretuan si romancë, ndërsa pjesa tjetër si marrëdhënie motër e vëlla, që i ka rezistuar kohës me vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco